Takimet me Kurtin dhe Vuçiçin, kryeministrja Meloni: Të shohim si do të shkojë, kemi kërkuar…
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni këtë të enjte në Bruksel u takua me homologun e Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Në një deklaratë për mediet, ajo tha se Franca dhe Gjermania po mundohen që të bëjnë hapa përpara sa i përket dialogut. Për të sot iu kanë kërkuar edhe Kurtit dhe Vuçiçit që të ndërmarrin hapa lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë viteve të kaluara të gjatë muajve të kaluar.
“Pak më parë ne ishim të angazhuar në një tjetër le të themi një skenar tjetër kritik që është se mes Serbisë dhe Kosovës. Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje në bazë të qartë të punës Itali, Francë, Gjermani nga Bashkimi Evropia.
Po përpiqemi të bëjmë hapa përpara dhe u kemi kërkuar të dy liderëve të ndërmarrin hapa përpara në lidhje me zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të hartuara së bashku në vitet e kaluara në muajt e kaluar, do të shohim se si do të shkojë gjatë ditës, shpresojmë të bëjmë disa hapa përpara”, ka thënë Meloni.