Takimi 7 orësh me Thaçin dhe Veselin në Hagë, Balla: Mbahen të arrestuar nga një rezolutë turpi

Për Ditën e Çlirimit dhe 110 vjetorin e Pavarësisë, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla zgjodhi të takojë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Takimi ka zgjatur për rreth shtatë orë.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se është krenar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa nënvizoi se komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, njësoj si ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë.

“U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj. Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan”, tha Balla.

SHKARKO APP