Takimi i Bashës me Reeker, ish-ministri Milo: Mund t’i jetë kërkuar distancimi nga Berisha

Ndihmës sekretari Amerikan për çështjet europiane dhe euroaziatike, Philip T. Reeker, në vizitën një ditore në Tiranë, ndonëse nuk foli për mediat, shkaktoi ”furtunë” në politikë.

Në nënvizimin që ambasada Amerikane në Tiranë i bën në njoftimin e saj zyrtar luftës kundër korrupsionit, pasi DASH shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha me argumentin se është i përfshirë në vendimarrje korruptive, ish-ministri Paskal Milo nuk e përjashton mundësinë që në takimin me Lulzim Bashën, t’i jetë kërkuar distancimi nga Sali Berisha.

“Çdo gjë bën të mundur që kjo temë me liderin e PD-së të jetë diskutuar, sepse jo pa qëllim u nënvizua se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri vlerësohet si prioritare për t’i dhënë të mundur opinionit publik që ta kuptojë apo ta nënkuptojë që janë diskutuar çështje të kësaj natyre”.

Në vizitën që pati në Tiranë, në agjendën e takimeve të Philip Reeker nuk ishte presidenti Ilir Meta. ”Diplomacia është sa e bukur, por aq e vështirë për ta kuptuar në raste të caktuara”,-thotë më tej Milo për ”Vizion Plus”.

SHKARKO APP