Takimi i LSI në Durrës, Elona Guri, mesazh fuksave të PS: U njohim me emra dhe fytyra. Mos guxoni…

Takimi i LSI në Durrës, Elona Guri, mesazh fuksave të PS: Ja u dimë emra, ja u dimë fytyrat. Mos guxoni…
Lëvizja Socialiste në Durrës ka zhvilluar sot takimin me kandidatët në Durrës, në një takim madhështor.
Me mijëra qytetarë kanë dalë të presin kryetaren e LSI dhe kandidatët.
Kryesuesja e listës së LSI, Elona Guri u shpreh se LSI në Durrës do të arrijë një rezultat spektakolar për tu dhënë fund abuzimeve të qeverisë.
Në fjalën e saj, Guri pati një mesazh direkt dhe për drejtuesit e PS dhe patronazhistët që tentojnë të manipulojnë zgjedhje me presione ndaj qytetarëve.
“Ja u dimë emra, ja u dimë fytyrat. Mos guxoni se nuk na intimidoni dot. LSI është partia e shpresës, e fjalës së mbajtur. Është partia e shqiptarëve”,- tha Elona Guri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?