Takimi konsultativ për Tiranën/ Kapri: Ramë dakord që kandidati të jetë jopolitik

Përfundon takimi konsultativ mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Mundësia për emrin e kandidatit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, tha se edhe PD është në dakordësi me këtë forcë politike që opozita të dalë me një emër të përbashkët dhe është arritur dakordësia për profilin e kandidatit që ai të jetë jopolitik.

Kapri nuk zbuloi një emër, por tha se përballë Manastirliut duhet një figurë me integritet dhe i pashantazhueshëm.

“Ramë dakord me parimin që kandidati të jetë jashtë politikës, propozuam një emër që plotëson këtë parim. Kandidati duhet të jetë me integritet, i pashantazhueshëm, që i ka të gjitha shanset përballë Ogerta Manastirliut. Ne nuk do të vendosim kushte, për ne emri është dytësor”, tha Kapri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?