Takimi Lavrov-Rama në Moskë (FOTO)
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Moskë të Rusisë që prej ditës së djeshme. Mëngjesin e kësaj të mërkure, kreu i qeverisë shqiptare pritet që të nis takimin me shefin e diplomacisë ruse Lavrov. Kryetema e këtij takimi pritet të jetë situata e tensionuar në kufirini Rusi-Ukrainë.
Si kreu i OSBE për këtë vit, Rama ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku parashtroi edhe 3 prioritetet e tij në misionin e ri duke e nisur me Ukrainën.
”Veprimtaria jonë do mbështetet në 3 shtylla. Do mbështesim përpjekjet tripalëshe por duhet vullnet politik nga të gjitha anët, pasi ai është kyç për paqen. Sigurova homologët për përpjeket e mia për paqe”.