Takimi me gratë, Basha: Ndryshimi që po vjen ka në ballë gruan shqiptare
Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot nje takimi me gratë, ku u shpreh se ndryshimi që po vjen ka në ballë gruan shqiptare. “Gra të forta do të thotë familje të forta, Shqipëri e fortë”, theksoi Basha.
Bashkëbisedimi
Ina Buzi: Përshëndetje! Përshëndetje zonja, nëna, përshëndes dhe mamin tim që po më shikon nga televizori. Unë jam Ina Buzi, jam diplomuar si studente ekselente për drejtësi. Duke parë që në vendin tim nuk gjeja mundësi punësimi, nuk më ofrohej asnjë gjë, kam dashur të largohem, por pse të largohem nga vendi im kur unë jam një kontribut i vlefshëm për vendin tim. Largimi nga vendi nuk është zgjidhje, është shmangie e problemit dhe ne duhet t’i dalim përball problemin, ta zgjidhim problemin. Unë dua të kontribuoj për vendin tim, dua të bëhem një juriste e shkëlqyer si ju zoti Basha. Dhe dua që si unë edhe gjithë moshatarët e mi, të kontribuojnë në vendin tim dhe ne këtë kërkojmë nga Partia Demokratike, që e di që do na realizoj dhe ftoj të gjithë të votojnë numrin 9 për ndryshimin.
Qytetarja: Përshëndetje! Përshëndes të gjitha nënat që ndodhen aktualisht prezentë. Unë jam vet një nën me dy fëmijë. Jam nëna e Orik 4 vjeç dhe Oliver vetëm 10 muaj. Si çdo nënë, besoj edhe unë çdo ditë kam dyshimet e mia. A kam bërë vërtet unë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e fëmijëve të mi? A është vërtet vendi im ai që m’i ofron të gjitha këto mundësi, apo mos ndoshta vallë. Unë kam bërë gabim. Një gabim i cili çdo nënë e gjykon vet. A po bëjmë më të mirën për arsimimin e fëmijëve të mi? Për shëndetin e tyre, për të ardhmen e tyre. Fëmijët e mi, si fëmijët tuaj, janë e ardhmja e këtij vendi. Unë shpresoj shumë tek zoti Basha. Vendi ynë ka nevojë për një rizgjim. Shqipëria nuk mund të jetë vetëm pjesë e Europës fizikisht. Ne duam të jemi në Europë. Ne duam që fëmijët tanë të kenë të ardhmen që çdo bashkëmoshatarë i tyre ka në Europë. Prandaj, nëna të dashur, motra të dashura kudo që ndodheni, bëni zgjedhjen për fëmijët tuaj. Për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Kush më mirë se zoti Basha mund të na e ofrojë një të tillë. Shqipëria ka nevojë për fitore, për një ndryshim rrënjësor, të zgjohemi nga gjumi letargjik ku kemi rënë. Fitore! Fitore! Votoni numrin 9! Faleminderit!
Elmira Qokaj: Unё quhem Elmira Qokaj, njësia 11. vij nga radhët e Partisё Socialiste, rrjedh dhe nga familje e prejardhjes socialiste. Faleminderit! Faleminderit! Jam këtu sot pёr tё mbështetur zoti Basha dhe Partinё Demokratike. Pse do tё thoni ju? Sepse unё mbi tё gjitha jam nёnё dhe dua mё tё mirën pёr fëmijët e mi, pёr shёndetёsinё, pёr arsimin e tyre qё tё nesërmen e tyre mos tё ikin jashtë vendit por tё qëndrojnë tё jetojnë këtu nё Shqipëri. Pёr njё tё ardhme mё tё mirё qё besoj se ёshtё mё mirё me Partinё Demokratike me zotin Lulzim Basha, me programin e tij mbështetës pёr gruan shqiptare, pёr familjen shqiptare. Ju ftoj tё gjithëve qё mё datë 25 prill tё votoni Partinё Demokratike pёr tё ardhmen e fëmijëve tanё. Suksese dhe ju uroj fitore. Faleminderit.
Elida Xherai: Përshëndetje zoti Basha! Përshëndetje tё gjithëve! Unё jam Elida Xherai, nёnё e dy vajzave, njëra prej tё cilave ka emigruar nё Amerikë para 4 vjetësh. Ajo sot ka njё vajzë tё vogël 2 vjeçe tё cilën unё e kam parё veç njёherё. Gjithashtu kam vajzën tjetër, e cila nё kёtё periudhë tё vёshtirё pandemie ёshtё munduar tё largohet tre herё nga Shqipёria pёr nё Gjermani, por nuk ka mundur pasi kufijtë janë tё mundur. Ajo mё thotë mama pse mё le këtu. Mami unё këtu s’kam asnjё tё ardhme. Mami ky vend nuk mund tё bёhet. Ne nga ju z. Basha kërkojmë qё tё jepni mё tё mirën pёr rininë tonё qё ajo tё qëndroj këtu dhe jo tё largohet nёpёr vendet e botës. Ndaj i ftoj tё gjitha nënat, motrat, vajzat, gratë, me datë 25, tё votojnë numrin 9. Votoni Partinё Demokratike. Votoni Lulzim Bashёn!
Sebastiana Bytyçi: Përshëndetje tё gjithëve. Përshëndetje z. Kryetar. Quhem Sebastiana Bytyçi jam njё sipërmarrëse e re, drejtoj njё kompani fason prej 120 punonjësish tё cilët them tё drejtën po kalojmë njё periudhë shumë tё vështir. Sektori jonë mbulon dhe punëson njё sektor shumë tё madh grash tё cilët kanё kaluar probleme, vështirësi nga tё gjitha llojet. Të jesh sipërmarrëse grua në Shqipëri nuk është e lehtë, ose të paktën deri tani nuk ka qenë e lehtë dhe ne presim të kemi një ndryshim më datë 25 prill , presim një qeveri e cila do mbështesim gruan sipërmarrëse , kështu që ftoj të gjitha zonjat sipërmarrëse, të gjithë punonjësit tanë të votojnë për ndryshimin e madh, të votojnë për Shqipërinë ndryshe. Faleminderit!
Lulzim Basha: Të dashura zonja dhe zonjusha, të dashura nëna, bashkëshorte, vajza dhe motra . Gjatë këtyre javëve kam patur rastin të takoj shumë prej jush anembanë vendit dhe ajo që kam dëgjuar nuk ndryshon shumë nga çfarë një grua në Sarandë, një bashkëshorte në Elbasan, një sipërmarrëse në Tiranë apo në Durrës, një e papunë në Lezhë, një pedagoge në Shkodër apo një fermerë në Kukës apo në Elbasan më thotë. Jemi të braktisura e të harruara, jemi të lëna pas dore këto tetë vite. Pesha e keqqeverisjes dhe e dështimeve nuk ka rënduar mbi askënd sesa mbi supet e nënave dhe grave shqiptare. Një shoqëri e cila përbëhet nga burra dhe gra , ku gjysma e shoqërisë janë gratë të cilat mbajnë dyfishin e peshës , qoftë kjo përmes punës kur janë të punësuara dhe pastaj punës së dyfishtë për të rritur fëmijët. Dhe kur janë të papunësuara dhe vuajnë dyfish sfidën , dhimbjen, vuajtjen e sigurisë se bukës së gojës për familjen, pra gruaja shqiptare mban dyfishin e peshës dhe ka patur më pak së gjysmë e përkrahjes . Kjo do të thotë që ne jemi një shoqëri që kemi humbur ekuilibrin dhe një shoqëri që ka humbur ekuilibrin nuk mund të ecë përpara. Tetë vite dështime e në veçanti në rrafshin ekonomik dhe janë rënduar më shumë sesa gratë, bashkëshortet, nënat tona. Pasojat e papunësisë kë kanë rënduar më shumë sesa nënat tona të cilat i shohin me sytë aeroportet, portet dhe stacionet e autobusëve për tu larguar nga vatrat e tyre. Të cilat vuajnë pamundësinë për të siguruar ushqimin bazik shpeshherë për fëmijët e tyre, apo për të siguruar nevoja at e tjera shkollimin, me arsimimin. Kush më shumë e ka vuajtur këto tetë vite dështimi përdorje si fasadë, si numër për të mbuluar dështimet e burrit? Kush nga ju nuk e di, që një nga problemet kronike të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, siç është dhuna në familje, i ka rrënjët tek varfëria, i ka rrënjët tek dështimi ekonomik, i ka rrënjët tek papunësia që sjell pastaj të gjitha problemet e tjera sociale. 8 vite të mbushura me dështime, nuk kanë rënduar askënd, më shumë se sa gratë dhe vajzat e Shqipërisë. Ndaj, vij këtu me zemrën plot, me gëzimin dhe besimin që më falni ju