Takimi me ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Pandeli Majko tregon gjendjen e tyre
Ish-kryeministri Pandeli Majko, së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin, vizituan ish-drejtuesit e UÇK-së me qëllim solidarizimin dhe mbështetjen në përballjen e tyre me drejtësinë në Hagë.
Majko tregon sesi i gjeti ata, duke thënë se Thaçi duhej i qetë, Veseli i qartë, Krasniqi i sprovuar, ndërsa Selimi i papërsëritshëm.
“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, shkruan Majko.