Takimi me krerët e degëve të PD, Berisha: E di që doni pushime, por protestat do jenë të pandalshme
Në takimin me krerët e degëve të PD-së në Tiranë, kryetari Sali Berisha u kërkoi që të punojnë, edhe pse jemi në kohë pushimesh. Po ashtu Berisha theksoi se protestat do të jenë të pandalshme.
”Ne kemi detyrime ndaj qytetarëve dhe do t’i përmbushim ato. Ne kemi zgjidhjen, por çdo zgjidhje e jona fillon me largimin e këtyre. Ndaj kërkohet që, verë është kjo, nuk them që të mos merren pushime, sepse keni fëmijë e familje, por do të programoni shumë mirë vazhdimin e punës në mënyrë të pandërprerë. Të përgatitemi”.