Takimi me Kurtin, Rama: Mbledhje e dy qeverive në Shkodër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë dakorduar se mbledhja e ardhshme e dy qeverive shqiptare do të mbahet në Shkodër.

Rama shtoi se kanë pasur një diskutim të hapur duke synuar një angazhim me një intensitet të ri.

“Mbledhjen e dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër, ndërsa në mes dy mbledhjeve do të bëhen një komision për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve dhe problematikat e marrëveshjeve në mënyrë që të adresohen në mbledhjen e dy qeverive”, tha ai, duke shtuar se kanë diskutuar edhe për procesin e Berlinit, ku është diskutuar për katër hapat elementare të të drejtave të njeriut në rajon, duke thënë se nëse nuk realizohen nuk e kryen punë e tyre si duhet.

SHKARKO APP