Takimi me Sherif Merdanin, Alida Hisku: Erdhi tek unë sapo doli nga burgu

Këngëtarja e njohur, Alida Hisku, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në “Festën e Këngës Shqiptare” të Gjergj Lekës, që transmetohet në “News24”. Ky shtator atë e gjeti pa kolegun e kahershëm, Sherif Merdanin. “Dua të them se është intervista e parë që po jap mbas vdekjes së kolegut, vëllait, të të shtrenjtit të muzikës për të gjithë artdashësit dhe për mua sidomos, kemi kujtime shumë të bukura, me të vërtetë”, shprehet Hisku në një intervistë për “News24”.

Këngëtarja që pati zotëruar e magjepsur skenën, do të ndante pothuaj të njëjtin fat me Merdanin e dënuar nga komunizmi.

”Kemi kujtime shumë të bukura, atë ditë që ka dalë nga burgu ka ardhur direkt në shtëpinë time. Unë atëherë isha me arrest shtëpie, dhe donte vetëm të më shikonte se kishte marrë vesh që edhe unë kisha të njëjtin fat si ai. Ishte me të vërtetë jo vetëm shok idealesh, por edhe një artist që donte një evolucion në muzikë, që donte popullin. Një artist që gjithë jetën ia kushtoi artit dhe artdashësve të tij”.

SHKARKO APP