Takimi me Vuçiçin më 2 Maj, Kurti: Serbia të zbatojë marrëveshjet, mbështes të zgjedhurit në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është i gatshëm për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel, më 2 maj.

“Gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë, të cilat organizohen me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimi i radhës do të mbahet në Bruksel si zakonisht, me ç’rast duhet të diskutohet se si edhe marrëveshja Brukselit dhe aneksi i zbatimit nga Ohri që është pjesë integrale do të zbatohen pa vonesa”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjet e djeshme në katër komunat veriore, Kurti tha se fushata e egër e shantazhit dhe kërcënimit të Beogradit ndikoi në daljen e ulët në votime të qytetarëve në veri.

“Fushata e egër e Beogradit zyrtar, e cila u ekzekutua edhe nga elementët kriminale në terren në veri të Kosovës, padyshim ishte një fushatë e shantazhit të kërcënim që solli numër të ulët të qytetarëve. Më vjen keq që parti të caktuara politike kanë ftuar për bojkot, në fakt thirra nuk është e tyre por e Beogradit”, u shpreh ai.

SHKARKO APP