Takimi me Yuri Kim, deputeti Shalsi: Folëm për buxhetin e 2023, por edhe për artin dhe shahun

Pas takimit që zhvilloi me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, deputeti i PS-së, Eduard Shalsi thotë se biseda mes tyre ka qenë mes buxhetit të vitit 2023, artit, shahut dhe për muzikë.

Postimi i plotë

Një takim miqësor dhe i vlefshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ku e njohëm me prioritetet e punës së Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, si edhe funksionimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimi i diskutimeve intensive mbi buxhetin e vitit 2023; monitorimi i institucioneve të pavarura; mbështetja financiare për të vijuar me reformat e ndërmarra dhe sidomos atë në drejtësi, ishin temat e diskutimit mes nesh, ku nuk mungoi as e folura mbi artin, shahun dhe muzikën, të pranishme gjithmonë në zyrën time.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?