Takimi me Yuri Kim në Kuvend, Mediu: Ndikimet ruse në partitë politike

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi këtë të mërkurë një takim pune në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe me sekretarin Michael Ball. Yuri Kim prezantoi shqetësimin për ndikimet ruse në financimin e partive politike.

Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare. Po ashtu bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës

Po ashtu Mediu e informoi ambasadoren Kim dhe Ball, për vizitën e deputetëve shqiptarë të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?