Takimi me Yuri Kim, Nikolla: Kuvendi do të reflektojë një qasje të re bashkëpunimi

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Kim i uroi Nikollës, suksese në detyrën e lartë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit e falenderoi ambasadoren për urimet dhe mbështetjen si dhe e siguroi për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë.

“Partneriteti strategjik me SHBA është një gurë themeli i politikës së jashtme të Shqipërisë. Ne vlerësojmë shumë ndihmën e SHBA, veçanërisht për avancimin e reformës në drejtësi, të procesit të vetting-ut dhe kryerjen e reformës zgjedhore dhe të reformave të tjera në rrugën e anëtarësimit ne BE.

Ne do të rrisim përkushtimin e përgjegjësinë për të justifikuar besimin që na dhanë qytetarët në mandatin e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë do të kontriboj që të sjell një qasje të re në komunikim dhe veprimtarinë parlamentare, duke pasur si yll të karvanit që më udhëheq ne punën time interesat e vendit dhe jo përkatësinë time politike”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?