Takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, Paskal Milo: Nuk do të ketë marrëveshje

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se nuk do të ketë marrëveshje mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kjo në takimin që ata do të zhvillojnë në 27 shkurt në Bruksel. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Milo tha se palët nuk janë të përgatitura për një marrëveshje substanciale. Sipas Milos, plani franko-gjerman është ndryshuar me kalimin e kohës duke zbutur kërkesat.

”Është e vështirë të parashikosh se çfarë mund të dalë nga takimi Vuçiç-Kurti. Mendoj se nuk do të ketë marrëveshje nga ky takim, është shpejt të mendosh se mund të hidhet firma për një dokument qoftë për planin franko-gjerman.

Në sajë të presioneve, ato kanë vendosur të ulen në Bruksel me ndërmjetësimin e BE. Kërkohen kompromise, por palët nuk janë të përgatitura të shkojnë drejtë një kompromisi substancial pasi plani franko-gjerman nuk është përfundimtar me njohje të ndërsjellë.

Kjo marrëveshje që u serviret të hënën në tavolinë nuk është ajo që u tha në fillim. Gjatë rrugës për të afruar palët iu bënë korrigjime, u zbutën kërkesat, nuk flitet për njohje të ndërsjellë dhe garanci ndërkombëtare por flitet për një marrëveshje të ndërmjetme, që palët angazhohen të njohin sovranitetin, të mos pengojnë njëra-tjetrën në organizata ndërkombëtare.

Është marrëveshje e mirë, por nuk është gjithçka. Edhe aq sa ofron prapë është mirë, pasi është një hap përpara përgatit terrenin për një marrëveshje, finale dhe është një model i marrëveshjes së famshme të dy Gjermanive të viteve 1972. Aty është nisur idea, për të nisur negociata mes dy vendeve”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP