Takimi Meta-Kurti në Prishtinë: Duhet më shumë koordinim në politikën e jashtme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin u dakordësua se duhet të ketë ketë më shumë koordinim në politikën e jashtme dhe në atë rajonale.

Për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy vendeve, Kurti vuri theksin te rëndësia e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe çështje të sovranitetit.

Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, presidenti Meta tha se duhet përkrahur vetëm nismat gjithëpërfshirëse, me trajtim të barabartë dhe lidership të qartë, sikurse Procesi i Berlinit.

Meta u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Ai përgëzoi Kosovën për arritjet, ndërsa theksoi se Europa nuk lodhet nga vendet që përmbushin standardet e saj e sidomos ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

SHKARKO APP