Takimi në KQZ, Ambasada e SHBA-së: Kërcënim serioz i financimeve të fshehta politike ruse

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një takim në KQZ me Jorida Tabakun nga PD-ja, Damian Gjiknurin nga PS-ja dhe Monika Kryemadhin nga Partia e Lirisë. Në zbardhjen që ambasada e SHBA-së i ka bërë takimit, nënvizohet kërcënimi serioz i financimeve të fshehta ruse.

Njoftimi i plotë nga Ambasada e SHBA-së

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?