Takimi në OKB/ Xhaçka: Krimet e luftës në Ukrainë, duhet të dokumentohen dhe të përdoren në gjykatë

Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, para takimit në Këshillin e Sigurisë, ministrja e Jashtme dhe e Europës, Olta Xhaçka dha një deklaratë në lidhje me luftën në Ukrainë pas sulmit nga Rusia.

Ajo tha se është thelbësore që të gjitha krimet e luftës në Ukrainë të dokumentohen dhe të përdoren në gjykatë. Sipas ministres, propaganda ruse ka shtrembëruar realitetin, por ne duhet të themi të vërtetën.

”Thelbësore që të gjitha krimet e tilla të dokumentohen dhe të përdoren në gjykatë. Të ndihmojmë për dokumentimin e fakteve mbi mizoritë e kryera në Ukrainë. Agresioni rus kundër Ukrainës ka hyrë në muajin e tretë, miliona njerëz janë larguar. Lufta e zgjedhur nga Rusia ka shkaktuar vuajtje të pamasë të popullatës. Propaganda ruse për të shtrembëruar realitetin, ne duhet të themi të vërtetën. Drejtësia duhet të mbizotërojë”.

SHKARKO APP