Takimi në spitalin e Fierit, Vasili: Rama, injorant që përdor të sëmurat për propagandën e tij

Placeholder Image

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitalin e Fierit, aty ku sapo u hap edhe reparti i ri i trajtimit të kancerit. Por deklaratat e kreut të Qeverisë gjatë takimit me pacientë të këtij spitali kanë shkaktuar irritimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili,

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të LSI-së e cilëson “gjuhë prej sharlatani” komunikimin e Ramës, i cili sipas Vasilit me të folurën e tij, Rama lëshon makabritete, pesimizëm dhe vret shpresën.

Gjithashtu, Vasili i kujton Ramës premtimin elektoral të 2013-ës, ku Rama kishte premtuar ndërtimin e një spitali të ri për Fierin, edhe pse me ardhjen e tij në pushtet, Rama pagoi që në 2014-ën Adhamuti edhe projektin studios “Atelier 4” me paratë e Ministrisë së Shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Petrit Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Adhamuti kryeministër, që flet makabritete dhe përdor të sëmurat në Fier.

Kryeministri në Fier flet si Adhamuti.

Të sëmurave të diagnostikuara me probleme të gjoksit u flet si injorant dhe u thotë se do të kenë ecuri të tmerrshme, po u diagnostikuan vonë.

Kjo është gjuhë prej sharlatani, që lëshon makabritete, pesimizëm dhe vret shpresën.

Gjuha e mjeksisë është ndryshe dhe flet për komplikacione, vështirësi në trajtim, terapi me efekte anësore etj, por jo makabritete si këto që flet ky injorant pa shërim.

Ky me injorancën e tij nuk i shëron, por i tmerron dhe i përdor të sëmurat për propagandën e tij dhe arrin deri aty sa u thotë të sëmurave, që luftojnë për jetën, shikoni nga kamerat, që Adhamuti t’i përdorë ato për propagandë dhe ky është më shumë se krim.

Po kush mund ti thotë Adhamutit, që të flase ndryshe, ai nuk kupton hiçgjë, ai thjesht përdor çdo gjë.

P.S: Edhe një kujtesë tjetër për Adhamutin. U shqye dhe rrëfen video-riparime në spitalin e Fierit. Po ky Adhamuti ulërinte në kupë të qiellit si i marrë në 2013-ën që do të bënte spital të ri në Fier. I pagoi që në 2014-ën Adhamuti edhe projektin studios “Atelier 4” me paratë e Ministrisë së Shëndetësisë për spitalin e ri në Fier. Ku është spitali i ri? Pse gënjen Adhamuti për spitalin e ri? Ç’lidhje ka riparimi i spitalit të Fierit me spitalin e ri të premtuar që në 2013-ën? Ja ku e keni edhe maketin e paraqitur nga “Atelier 4” për spitalin e ri në Fier në poliklinikën e spitalit dhe gjykoni vetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?