Takimi Rama-Vuçiç-Zaev: Marrëveshje për trajtimin e përbashkët të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë një mesazh për shqiptarët e prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, pas vizitës së zhvilluar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Zaev shkruan në “Facebook” se së bashku me liderët e tjerë të rajonit kanë zhvilluar takim me disa prej familjeve të prekura nga tërmeti tragjik dhe që shtëpitë e tyre tashmë po rindërtohen.

Duke shprehur mbështetje për këtë situatë, kreu i qeverisë maqedonase thekson se sot në Tiranë, në Samitin që do të zhvillohet mes liderëve të këtyre vendeve, do të firmoset një dokument për trajtimin e përbashkët të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si një shprehje solidariteti me qytetarët e Shqipërisë, dhe në mbështetje të frymës dhe mbështetjes së banorëve të qyteteve dhe vendbanimeve të tjera që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë dhe drejtuesit e tjerë të pranishëm në një takim në Tiranë, ne vizituam këtë mëngjes Durrësin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne u takuam me disa nga familjet që tani po rindërtojnë shtëpitë e tyre në vazhdën e fatkeqësisë tragjike, dhe riafirmuam gatishmërinë tonë për të vazhduar me mbështetje dhe ndihmë të mëtejshme në periudhën e rimëkëmbjes nga tërmeti.

Me vizitën në Durrës, ne njoftuam bashkëpunimin tonë të përbashkët në trajtimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave që do të përfshihen në dokument për integrimin më intensiv të rajonit që do të miratohet sot në Tiranë”, shkruan Zaev.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?