Taksa e Rrugës së Kombit, mediat në Kosovë: 4 herë më e lartë…
Kalimi në Rrugën e Kombit, tashmë sipas planit të qeverisë me tarifë, është katër herë më e lartë sesa çmimi që kishte rekomanduar kompania “Egnatia Odhos”.
Referuar një raporti konfidencial të kësaj kompanie, çmimi maksimal i përballueshëm nga familjet shqiptare është 3.5 euro për 100 kilometra, shkruan sot gazeta ”Koha Ditore”.
Çmimi prej 5 eurosh për vetura, 11.2 euro për autobusë, 16.2 euro për kamionë të mesëm dhe 22.5 euro për kamionë të rëndë, sipas përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe bizneseve, është tejet i lartë.
Ata kanë kundërshtuar këtë tarifë, duke thënë se përbën efekte negative për të dyja anët e kufirit. Për vendosjen e kësaj tarife nuk është njoftuar pala kosovare, ndërkohë që ka paralajmëruar negociata për uljen e çmimit të vendosur për kalimin në këtë rrugë.
KOHA JONË SONDAZH

