Taksa në Divjakë dhe akuza nga Kumbaro, përgjigjet Braçe: E paligjshme të vendoset trau. Mos gënjeni

Deputeti i PS-së, Erion Braçe në fjalën e tij në seancën e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë, tha se është e paligjshme të vendoset tra në rrugë kombëtare, duke kundërshtuar taksën “Kumbaro” në Parkun Kombëtar të Divjakës. Ai u akuza nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. ”Ka një vendim të Këshillit të firmosur prej meje në të cilin thuhet qartësisht. Historia e këtij vendimi duhet të kishte dalë në maj të 2020, se unë e kam nxjerrë se isha kundër, për shkak edhe të kalimit të afateve për zonat e mbrojtura u la në detyrë që të negocionim, nuk përjashtoheshin banorët dhe tarifat ishin më të larta”,-tha Braçe.

Pjesë nga fjala në Kuvend

Kam që në muajin gusht që flas për Divjakën, e para taksat nuk mblidhen pa kupon. Divjaka nuk shquhet për mjelma. Pse gënjeni? Unë mund ta provoj me letra, shqetësimi në Divjakë nuk ka nisur nga Erion Braçe, lidhet me këtë autorizim, nën presion për fat të keq nga ARRSH dhe që autorizon kryerjen e punimeve Divjakë-Plazhi Divjakë, problem është ky vendim ky autorizim që sjell në vëmendje një tjetër vendim atë të këshillit të ministrave në vitin 2021 që përcakton inventarin e rrugëve në të cilin në mënyrën më të qartë të mundshme përcaktohen si akse kombëtare, që përcakton kthesa e Çermës-Divjakë-Plazhi i Divjakës.

Ka një vendim të Këshillit të firmosur prej meje në të cilin thuhet qartësisht. Historia e këtij vendimi duhet të kishte dalë në maj të 2020, se unë e kam nxjerrë se isha kundër, për shkak edhe të kalimit të afateve për zonat e mbrojtura u la në detyrë që të negocionim, nuk përjashtoheshin banorët dhe tarifat ishin më të larta.

Nuk thuhet që vendoset sistem elektronik në rrugë kombëtare sepse bie ndesh me kodin, ajo që dua të them është që më duhet të them një sqarim të shpejtë, nuk ka asnjë përleshje për lekë, janë para për të hipur në kullë dhe varkë jo për të hyrë dhe dalë në park.

Nuk jam unë që kam resort, nuk jam unë që kam një pallat, që ka hyrë në det dhe ka vjedhur një ishull të tërë, nuk kam asnjë kushëri, nuk kam as fis as farë që ka 110 hektarë në kularë dhe për sugjerim boll bëtë sikur ziheni me këtë qeveri se këto 110 hektarë i keni nga ajo qeveri.

SHKARKO APP