Taksat dhe kontrolli teknik i automjeteve/ DPSHTRR: Ja si do të kryhen rezervimet dhe pagesat

DPSHTRR ka njoftuar se do të ofrojë shërbim për pagesën e taksave të mjeteve në sportelet e drejtorive rajonale dhe nëpërmjet bankës përmes aplikimit online në faqen zyrtare të DPSHTRR, krahas pagesës online në portalin e-Albania. Afatet e pagesave të taksave duhet të respektohen nëse keni plotësuar 365 ditë nga pagesa e vjetshme!

Sipas njoftimit shërbimi për pagesën e taksave në DRSHTRR Tiranë (NSHRAK) dhe Durrës, ofrohet vetëm nëse qytetari ka rezervuar paraprakisht online orarin kur do paraqitet në sportel. Shërbimi është me rezervim vetëm në këto dy drejtori (në drejtoritë e tjera shërbimi ofrohet direkt në sportel).

Orari i shërbimeve do të jetë 07:00-12:30, nga e Hëna në të Shtunë ndërsa mënyra e pagesave do të kryhet si më poshtë:

✅E-albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

✅ Rezervo Online Takimin në Sportel për DRSHTRR Tiranë (NShrak) dhe DRSHTRR Durrës

✅ Drejtoritë Rajonale me shërbim direkt në Sportel

✅ Aplikim Online dhe Pagesë përmes Bankave

Gjithashtu DPSHTRR bën me dije se për kontrollin teknik, qytetarët duhet të interesohen te subjekti SGS. Nëse data e kontrollit teknik ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi ka qenë i mbyllur, mund të vijohet me qarkullimin e mjetit.

SCAN

SHKARKO APP