Taksidari, arrestohen tre inspektorë të transportit rrugor

Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës arrestoi  3 inspektorë të Transportit Rrugor në Tiranë.  Në pranga janë vënë Arlind Shtëpani, 23-vjeç, Leonard Dedej, 31-vjeç dhe  Saimir Latifi, 29-vjeç, të lindur dhe banues në Tiranë.

Arrestimet e tyre janë bërë në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë në sajë të një operacioni 6 mujor të koduar “Taksidari”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kane kërkuar dhe kanë marrë përfitime të paligjshme nga drejtues të ndryshëm automjetesh të tonazhit të rëndë, në këmbim të mos-vendosjes së gjobave, shuma të cilat variojnë nga 1.000 lekë deri në 50 Euro për një rast.

Lidhur me hetimin prokuroria e Tiranës  ka nxjerrë urdhrat për ndalimin e shtetasve të sipërpërmendur.

SHKARKO APP