Taksimi i profesioneve të lira, deputeti Braçe replikon me Tabakun: Deklaratat gabim nuk i zgjidh partia

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka debatuar me deputeten demokrate Jorida Tabaku në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, sa i përket qëndrimit të saj për tatimin e profesioneve të lira.

Tabaku tha nga foltorja e parlamentit se profesionistët e lirë po trajtohen në mënyrë të padrejtë, dhe taksimi që po ju bëhet po i detyron të mbyllin aktivitetin. “Po bëhet një cikël elektoral me taksat e profesionistëve. Pse nuk po i trajtoni këta profesionistë si biznes?’”, tha Tabaku.

Kësaj akuze ju përgjigj socialisti Erion Braçe i cili pyet se pse një mjek në shtet duhet të tatohet për pagën, dhe një mjek që ofron shërbimin si profesionist nuk duhet të paguaj tatim? “Deklaratat gabim nuk i zgjidh partia. Mjekët ikin nga këtu e shkojnë e bëhen infermierë atje”, u përgjigj Braçe.

SHKARKO APP