Taksistët në protestë: Bashkia të largojë mjetet e palicensuara
Mëngjesin e kësaj të marte, drejtuesit e taksive në qytetin e Vlorës, kanë dalë në protestë kundër konkurrencës së pandershme. Drejtuesit e taksive 4+1 thonë se prej vitesh nuk ndërhyhet ndaj mjeteve të palicensuara, që sipas tyre policia bashkiake e di ku e kanë vendndodhjen.
Konkurenca e pandershme e shërbimit taksi 4+1, nxori në protestë taksistët vlonjatë. Pasi i janë drejtuar Bashkisë, ato protestojnë para institucionit që të merren masa ndaj piraterisë së taksive.
Sipas drejtuesve të taksive 4+1, nga tregu informal ata nuk po arrijnë të sigurojnë as të ardhura minimale për familjet. Ata kërkojnë luftë kundër informalitetit dhe në mënyrë të veçantë heqjen nga qarkullimi te mjeteve te palicencuara dhe që veprojnë në mënyrë pirate.
Prej vitesh taksitë që paguajnë rregullisht detyrimet nuk kane arritur të zgjidhin shqetësimin kryesor, konkurrencën e pandershme nga të palicensuarit.
KOHA JONË SONDAZH

