Talebanët hakmerren keq me gruan, e djegin të gjallë se nuk iu pëlqeu gjella

I hidhur ka qenë fati i gruaje në Afganistan, e cila është djegur nga talebanët pasi këtyre të fundit nuk iu kishte pëlqyer gatimi i saj.

Lajmi është bërë i ditur nga një ish -gjykatëse nga Afganistani, Ayoubi, e cila tregoi ngjarjen e rëndë për Sky News.

“U dogj në zjarr sepse u akuzua për gatim të keq për luftëtarët talebanë, në veri të Afganistanit. Ata po i detyrojnë njerëzit t’u japin ushqim dhe të gatuajnë për to. Gjithashtu, ka kaq shumë gra të reja që po dërgohen në vendet fqinje në arkivole për t’u përdorur si skllave seksi. Ata gjithashtu detyrojnë familjet të martojnë vajzat e tyre të vogla me luftëtarët talebanë”- tha ish-gjyqtarja.

SHKARKO APP