“Tallava 2015”, 3 në pranga për prostitucion balerinash në Tiranë, edhe një e mitur

I konsideruar profesioni më i vjetër në botë ndalohet me ligj, çka çoi sot në Tiranë tre shetas në pranga. Policia e Tiranës shkatërron një rrjet të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, duke vënë në pranga 3 persona, ndërsa një i katër po hetohet në gjendje të lirë.

Ndalimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar “Tallava 2015”
nga Seksioni i Trafiqeve.

Përmes një njoftimi për mediat blutë bëjnë me dije se “Në bazë të informacioneve që Policia e Tiranës posedonte prej një muaji, se në një lokal në periferi të Tiranës zhvillohej aktivitet i prostitucionit, i organizuar nga shtetas Ilir Peraj, kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar disa vajza balerina të cilat kanë qënë të punësuara në mënyrë të paligjshme, ku ndër të tjera është konstatuar e mitura me inicialet F.GJ, e cila ka qënë shpallur në kërkim si person i larguar nga banesa, më  06 maj 2015”.

Të arrestuarit janë:

1- F. Xhemali (Kuçi), 26 vjeç, lindur në Berat dhe banuese në Tiranë, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

2- Ilir Peraj, 46 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtje së lokaleve për prostitucion”.

3- Anila Morava, 43 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” .

4- Po kështu u procedua në gjëndje të lirë shtetasi A. D, 16 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Tiranë, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

SHKARKO APP