Tallja e Ramës me ndërkombëtarët: Rekomandimet e Venecias i zbatojmë pas zgjedhjeve të 25 prillit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas kthimit nga Libia, se Kuvendi do të votojë kundër dekreteve të kreut të shtetit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë. Lidhur me qëndrimet e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Edi Rama tha se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të merren parasysh pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Unë e kam sqaruar dhe komisionerin në një bisedë që kemi pasur, pa dorashka se parlamenti nuk do presë asnjë sekondë sepse kemi zgjedhjet më 25 prill dhe s’kemi pse të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta që ka qëllim të sabotojë këtë proces. Komisioni i Venecias i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet. Ai opinion do diskutohet me të gjitha forcat politike dhe do mbetet për të adresuar çfarëdolloj çështje që mund të dalë përtej 25 prilli. Nuk kemi kohë për të humbur dhe për t’iu futur një aventure. Implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet, është marrë një angazhim për identifikimin biometrik, koha është e ngushtë”,– deklaroi Edi Rama.

Presidenti ka çuar në Komisionin e Venecias ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë për zgjedhjet e 25 prillit. Këto ndryshime cenojnë zgjedhjet dhe manipulojnë rezultatin në favor të qeverisë, e cila i votoi e vetme në Kuvend. Qëndrimi i Edi Ramës së atë që thotë Venecia e shqyrton pas zgjedhjeve të 25 prillit është një tallje me shqiptarët dhe më ndërkombëtarët.

Edi Rama po akuzohet se do të vjedhë zgjedhjet e 25 prillit dhe Venecia duhet të flasë pa ndodhur krimi. Por kryeministri thotë se do të manipulojnë zgjedhjet e 25 prillit dhe ato që thotë Venecia për vjedhjen të zbatohen për zgjedhjet vitit 2025.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP