Tallja skandaloze me Taulant Ballën për Presidentin e ri

Tallja skandaloze me Taulant Ballën për Presidentin e ri

Nga Daniel Muçaku-

Taulant Balla është deputet. Edhe kryetar i grupit parlamentar të PS. Edhe ish-sekretar i përgjithshëm i PS.

Por nuk shquhet për intelektual. As për ndonjë politikan VIP.

Ndaj nxjerrja e tij në takim me shoqërinë civile gjoja për të tërhequr mendime nga kjo shoqeri për emrin e Presidentit të ri të Republikës, është një tallje therëse për shoqërinë shqiptare.

PS-ja mund të nxirrte fjala vjen Ditmir Bushatin apo Fatmir Xhafajn apo ndonjë personalitet që ka brenda vetes për tu takuar me shoqerinë civile reale dhe të debatonin për emra kandidatë.

Taulant Balla ka gjithë të drejtën e Zotit të flasë me bazën e PS apo militantë socialist, por jo me shoqerinë civile, pasi si rregull intelektuali takohet me intelektualin e jo militanti apo partiaku me intelektualët.

Ndaj mos e degjeneroni deri në këtë skaj emrin e Presidentit dhe përzgjedhjen e tij.

Dakort se nuk e doni si Ilir Meta, emrin e ri të Presidentit!

Një e drejtë politike dhe morale e mazhorancës ta thotë, por jo deri këtu sa Taulant Balla të thërrasë intelektualët shqiptarë për këtë gjë.

Na e kurseni këtë humor!

SHKARKO APP