Talo Çelën e kanë vrarë? Hoxha: S’do kemi mundësi ta shohim më
Gazetari Artan Hoxha thotë se pas kapjes së Nuredin Dumanit, do të jetë e vështirë që të shihet sërish Talo Çela.
Hoxha u pyet nga Spartak Koka, nëse mund ta kenë vrarë dhe ai u shpreh se “me shumë mundësi po”. Po ashtu Hoxha theksoi se kapja e Nuredin Dumanit nuk kishte qenë e rastësishme.
“Policia se ka marrë rastësisht informacionin për vendndodhjen e Dumanit. Në gjithë këtë histori, stërmullari janë këta ekzekutorët. Këta nuk janë organizatë kriminale, por vrasës me pagesë të cilët marrin porositë dhe i kryejnë”.