Tamponët e Covid për arsye depistimi, ekspertët: Kryhen tek pacientë të shëndetshëm

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e shifrave të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë,  njoftoi për kryerjen e 2723 testimeve, mes të cilave dhe 984 testime të cilat janë realizuar për arsye depistimi.

ABC kontaktoi me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të mësuar më shumë në lidhje me testimet për arsye depistimi.

Ekspertët sqaruan se testimet për arsye depistimi, kryen tek pacientët të cilët duhet ti nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, apo që kanë domosdoshmëri për udhëtim jashtë vendit.

Siç raportohet nga ekspertët këta persona janë të shëndetshëm por testimi për Covid është i domosdoshëm për arsye specifike.

Duke zbritur numrin e testimeve totale që Ministria e Shëndetësisë raportoi, rezulton se 1739 tamponë janë kryer tek personat me simptoma të sëmundjes, nga të cilët gjatë 24 orëve të fundit, u konfirmuan pozitiv 563 qytetarë.

/abcnews.al

SHKARKO APP