Tani urgjencat e Tiranës i pret ”Shefqet Ndroqi”, gazetari: Rënie e shkallës së pozitivitetit

Në bazë të rrotacionit 1-mujor, prej ditës së nesërme në spitalin Covid 1 do të trajtohen veç rastet e pacientëve që vijnë nga jugu i Shqipërisë, pasi urgjencat e Tiranës do t’i kalojnë spitalit ”Shefqet Ndroqi”. Sipas gazetarit Erjon Skëndaj, 4 spitalet covid nuk po punojnë me kapacitet të plotë, pasi ka ende shtretër të lirë.

Në spitalet Covid 1dhe 3, janë të shtuar rreth 170-1800 pacientë me Covid, ndërsa ka ende 100 shtretër të lirë. Skëndaj tha se rastet e urgjencave vijnë në gjendje të rëndë në spitale. Lajmi i mirë është fakti se ka një rënie të pozitivitetit tek numri i testimeve, pra 1/5 e personave janë pozitivë.

Sot u regjistruan 660 raste të reja me Covid dhe 5 viktima. Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 65994 raste të infektimit, ndërsa nuk kanë mundur dot të fitojnë betejën me virusin 1261 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?