TAP bën gati një tjetër shkollë për fillimin e vitit të ri shkollor

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka realizuar një tjetër investim në kuadër të përmirësimit të standardeve dhe infrastrukturës së shkollave përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri. Rreth 170’000 euro ka qenë investimi i TAP për shkollën 9 vjeçare të fshatit Pobrat, Bashkia e Urës-Vajgurore, si pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore.

Mbi 150 nxënës të shkollës “3 Dëshmorët” e kanë nisur vitin e ri shkollor në një shkollë që ofron kushte më të mira për të mësuar. Falë investimit të TAP, ambientet e jashtme të shkollës janë sistemuar nga e para duke krijuar një park të gjelbër dhe një fushë sportive. Ndërsa i gjithë oborri i shkollës është rrethuar duke e bërë më të sigurtë.

“Mua më pëlqen shumë që më në fund edhe shkolla jonë do të ketë një fushë sportive. Gjithashtu edhe oborri i shkollës duket si një lulishte dhe nuk do të ketë më pluhur.” thotë Genti, një nxënës i klasës së shtatë.  TAP, duke synuar krijimin e një standardi të ri përsa i përket sigurisë, ka instaluar në këtë shkollë një sistem për fikjen e zjarreve dhe ka ndërtuar shkallë për dalje emergjence. Godina dykatëshe e shkollës është veshur me fasadë termike për ruajtjen e temperaturës së brendshme dhe uljen shpenzimet për ngrohje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Para nxënësve në ditën e parë të shkollës, Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, tha: “Kishte vite që nxënësit e shkollës “3 Dëshmorët” prisnin përmirësimin e hapësirave të jashtme të shkollës. Na vjen mirë që TAP e dëgjoi zërin e nxënësve të kësaj shkolle dhe Bashkisë. Falë këtij investimi, përveçse është sistemuar oborri i shkollës dhe është ndërtuar fusha sportive, është ndërhyrë edhe në izolimin e godinës së shkollës.”

Punimet për sistemimin e ambienteve të shkollës nisën në muajin Prill të këtij viti dhe përfunduan në kohë, në mënyrë të tillë që nxënësit ta kishin shkollën gati në Shtator. Në realizimin e këtij investimi, TAP ka gjetur bashkëpunimin maksimal me Bashkinë e Urës Vajgurore ndërsa punimet janë kryer nga kompani shqiptare. Abkons, kontraktori i TAP për projektet sociale, menaxhoi punimet ndërsa Beis shpk dhe Pienvis shpk i realizuan punimet ku u punësuan afërsisht 40 persona.   TAP është një nga shoqëritë private që ka investuar më shumë në përmirësimin e infrastrukturës së shkollave në Shqipëri në bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe vendore. Deri më tani, TAP ka investuar rreth dy milion euro në këtë drejtim. TAP ka përfunduar rikonstruksionin tërësor ose të pjesshëm të katër shkollave përgjatë gjurmës së projektit ndërsa janë në rikonstruksion e sipër tre shkolla të tjera dhe tre kopshte që do të përfundojnë gjatë 2018-ës.

 

Lista e investimeve sociale dhe mjedisore të TAP në Shqipëri

 

Investime Sociale dhe Mjedisore (ISM)

të Përfunduara

·     Rikonstruksioni i mjediseve të shkollësAndon Profka në Seman të Fierit (Qershor 2015)

·     Rindërtimi i urës me dy-kalime në Çorovodë (Tetor 2016)

·     Faza e parë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë(2016)

·     Raundi i parë i programit të praktikave profesionale për studentët (Dhjetor 2016)

·     Ndihma humanitare për komunitetin e prekura nga përmbytjet dhe moti i acartë(Shkurt 2017)

·     Ndërtimi i dy strukturave panoramike në kanionin e Osumit, Çorovodë (Qershor 2017)

·     Rikonstruksioni i plotë i shkollësThanas Ikonomi në Fier (Qershor 2017)

·     Dhurimi i uniformave dhe pajisjeve për të përballuar emergjencat me zjarret(Gusht 2017)

·     Rikonstruksioni i plotë i shkollës7 Dëshmorët, në Strumë, Roskovec (Shtator 2017)

·     Faza e dytë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinënë rrugë, shtëpi dhe punë (Tetor 2017)

·     Raundi i dytë i programit tëpraktikave profesionale për studentët (Dhjetor 2017)

·     Ndihma humanitare për komunitetet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Berat(Dhjetor 2017)

·     Rikonstruksioni dhe pajisja me sistem qendror ngrohje i shkollës “FuatBabani”, Bilisht(Dhjetor 2017)

·     Pastrimi i shtratit të luginës së lumit Osum në Berat(Dhjetor 2017)

·     Dhurimi i Stolave për sheshin Skënderbej në Tiranë (Janar 2018)

·     Pajisja me kondicionerë e klasave të shkollës “ZylyftarVeleshja” në Çorovodë (Janar 2018)

·     Dhurimi i 1000 pemëve për Bashkinëe Tiranës(Mars 2018)

·     Rehabilitimi i Ujësjellësit të Mbrostarit, Fier (Mars 2018)

·     Mobilimi dhe dhurimi i 400 librave për Bibliotekën e Qytetit të Beratit(Mars 2018)

·    Aksione pastrimi mjedisorenë zonat ku kalon gazsjellësi (Gusht 2018)

·    Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare ‘’3 Dëshmorët’’, fshati Pobrat, Ura Vajgurore(shtator 2018)

 

ISM në Zhvillim e Sipër

 

·    Rikonstruksioni iMuzeut Gjon Mili, Korçë.

·    Raundi i tretë  iprogramit të praktikave profesionale për studentët.

·    Ndërtimi nga e para i kopshtit të fshatit Pashalli, Ura Vajgurore.

·    Ndërtimi nga e para eshkollës “Lluke Mita”, fshati Konisbalte, Ura Vajgurore.

·    Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare në fshatin Veterrik, Berat.

·    Ndërtimi  nga e para i kopshtit në fshatin Dyshnik, Berat.

·    Ndërtimi  nga e para eshkollës i shkollës “Xhemal Çekini”, Uznovë, Berat.

·    Rikonstruksioni i kopshtit Nr.1, Çorovodë, Skrapar.

·    Rehabilitimi i sistemit ujitës Kuç – Bilisht

·    Rehabilitimi i degës së sistemit ujitës të Dërmenasit

·    Ndërtimi i tregut të Korçës

·    Pajisja me mjete dhe rinovimi i Laboratorit të Fakultetit të Gjeologji Minierave

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?