TAP fillon asfaltimin e 8.5 km rrugë në Fier

Në Prill 2018, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka filluar në Bashkinë e Fierit asfaltimin e njësegmenti rrugor shumë të amortizuar, i cili përdoret nga banorët e më shumë se 14 fshatrave.Përveç banorëve kjo rrugë do tëlehtësojëlëvizjen e turistëve drejt Parkut Arkeologjik të Apolonisë dhe plazheve të Semanit dhe Darzezës.

Ashtu si edhe ishte njoftuar më parë, me të mbaruar transporti i materialeve dhe makinerive të rënda drejt Stacionit të Kompresorit në Fier, TAP ka nisur nga puna për tëpërmirësuar këtë segment rrugor.Me përmirësimin e kushteve tëmotit,ka nisur edhe hedhja e shtresës së asfaltit duke e bërë gati rrugën para stinës së verës për të pritur fluksin e pushuesve. Në bashkëpunim me pushtetin vendor u bë vlerësimi paraprak i gjendjes së rrugës dhe nisi puna për sistemimin e saj, financuar nga TAP dhe kontraktori Spiecapag.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga e Dermenasit nuk është investimi i vetëm i TAP në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Bashkinë e Fierit. TAP ka ndërtuar në këtë Bashki rreth 8 km rrugëkrejtësisht të reja. Për më tepër TAP ka rehabilituar rreth 33 kilometra rrugë ekzistuese, prej të cilave 10 km janë asfaltuar nga TAP dhe 6.5 km janë asfaltuar nga Bashkia e Fierit. Gjithashtu janë përmirësuar një sërë rrugësh të brendshme në disa fshatra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në projekte të tjera në infrastrukturë dhe investime sociale dhe mjedisore.

Duke bashkwpunuar me Qeverinwdhe autoritetet shqiptare, gjatë fazëssë parë të rehabilitimit tërrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri, TAPrehabilitoi afërsisht 58 km rrugë,ndërtoidy ura të reja dhepërmirësoi40 ura ekzistuese. Ndërsa nga faza e dytë rreth 87% e punimevepër përmirësimin e 120 km infrastrukturë rrugorekanë përfunduar.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Gjurma që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së Gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit në Evropë do të mbërrijë përafërsisht në fillim të vitit 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), SnamS.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?