Targat e personalizuara do kushtojnë shtrenjtë, kurse patentat do rinovohen çdo 15 vjet

Pritet që së shpejti të miratohet rinovimi i lejeve të drejtimit njëherë në 15 vjet. Aktualisht patentet rinovohen çdo 10 vjet.

Rinovimi është jetik se një numër shumë i madh qytetarësh, sidomos të moshuarit, stresoheshin me raporte, me vajtje – ardhje. Ne sot jemi me mbi 1.1 milion drejtues mjetesh. Kemi shumë që janë mbi 50 vjeç. Po ti bashkosh të gjitha risitë që kanë të bëjnë më rinovimin e dokumentacionit, me mosardhjen në sportelet e DPSHTRR-së, që është një pafundësi kursimi për qytetarët në kuptimin monetar, është rreth 80 mijë në vit praktika, procedurë që anulohen në rast se ne kalojmë këto amendime”, tha Blendi Gonxhe për A2CNN.

Gonxhja tha se që nga momenti i aplikimit të targave të privilegjuara janë marrë 7 milionë euro nga shitja e tyre, ndërsa në shkurt priten të hyjnë në fuqi targat e personalizuara, për të cilat paralajmëroi se do të jenë shumë të shtrenjta.

Për këto targa do të ketë një komitet censure që do të vendosë për kombinimet e gërmave dhe numrave.

SHKARKO APP