Tarifa për Kukësin, nisin bisedimet për përgjysmimin

Tarifa e kalimit në ”Rrugën e Kombit”, që ngriti në këmbë një Shqipëri, mësohet se qeveria ka nisur negociatat me koncesionarin, në lidhje me rishikim e tarifave për përdoruesit e banorët e zonës që preken.

Top Channel ka mësuar se po bisedohet për të pasur një ulje rreth 50% të tarifës, ndërkohë në komisionin e ekonomisë Ministri i Financave pranoi nisjen e negociatave përpara afateve të përcaktuara në kontratë. Rezultatet priten brenda dy javësh.

“Kontrata, në logjikën e saj, i referohet negociatës pasi të dalin statistikat. Kryeministri ka kërkuar që kjo negociatë të bëhet përpara se të dalin statistikat për të përfshirë si një paketë sociale solidariteti”, tha ministri Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari Erion Braçe kërkoi pikërisht që të ketë lehtësira për banorët që preken nga vendosja e tarifave për kalimin në Rrugën e Kombit. “Një kategori e caktuar, qoftë përdoruesish atje, qytetarë, banorë të zonës, duhet të përjashtohen nga pagesa e asaj tarife. Do të doja të dija, nëse ju po i mëshoni kësaj pike në negociatat që ju po bëni me koncesionarin”, tha Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në negociata me koncesionarin po bisedohet edhe në lidhje me reduktimin e tarifimit për mjetet e transportit të qytetarëve. “Kontratat që do ndryshojë i referohet një procedure shumë të detajuar, rigoroze ligjore që kalon në një sërë filtrash. Ato që ju keni shqetësime janë në tryezën e negociatës”, tha ministri Ahmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?