Tarifa: Presidentin ta zgjedhi populli, të jemi edhe Republikë gjysmë Presidenciale
Zgjedhja e kreut të shtetit është tema kryesore e politikës dhe Profesori Fatos Tarifa, thotë se do ishte mirë që Presidenti në Shqipëri të zgjidhej nga populli. Tarifa foli për një Republikë gjysmë-Presidenciale duke sjell si shembull të mirë Kroacinë.
“Do të doja që edhe Presidenti të zgjidhej nga populli, të ishte Republikë gjysmë Presidenciale. 100 deputetë do ishin mjaft, 70 do ishin edhe më mirë. Kroacia është shembull i mirë, jo tërësisht Presidenciale por ku Presidenti zgjidhet nga populli. Këtu ke frikë të flasësh, duhet të përmendësh patjetër “sipas kryeministrit, për kryeministrin”.
Po ashtu ai tha se Shqipëria duhet të ketë një plan B lidhur me BE-në, pasi vet BE-ja s’është e sigurt nëse do të vijojë si projekt.