Tarifat Dentare, Manastirliu: Jo rritje çmimesh tek dentistët

”Do të merren masa nga Ministria e Shëndetësisë dhe Financave”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhur me debatin për tarifat dentare. Ky koment u bë nga ministrja Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në një nga qendrat shëndetësore 24 orëshe për urgjencat pediatrike.

”Ministria e kundërshtuar këtë vendim, pasi është i pazbatueshëm. Urdhri i Stomatologut ka kaluar kompetencat. Ne kemi dërguar në gjykatë një kërkesë padi për anulimin e këtij ligji. Garantojmë qytetarët që nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme, pasi nuk është kompetencë e Urdhrit ky vendim. Të gjitha organet janë duke bashkëpunuar. Vendimi është i pa aplikueshëm dhe i pabazuar në ligj. Ndaj jo vetëm ministria e Shëndetësisë por edhe instancat e tjera që janë pjesë e kësaj iniciative janë nën vëzhgim. Por garantojmë qytetarët që nuk do të ketë asnjë aplikim të asnjë vendimi që është në tejkalim të kompetencave”,-deklaroi ministrja.

Dy ditë më parë Urdhri i Stomatologëve njoftoi se prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend do aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%. Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë hapa konkretë kundër vendimit të Urdhrit të Stomatologëve për të dyfishuar çmimet e shërbimeve dentare. Kjo Ministri i është drejtuar dje Gjykatës Administrative për të rrëzuar këtë vendim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?