Tarifat noteriale, AK: Të bazohen në metodologji dhe të orientohen në kosto

Autoriteti i Konkurrencës i kërkon Ministrisë së Drejtësisë që tarifat për shërbimet noteriale të jenë të orientuara drejt kostos dhe të mbështeten në një metodologji llogaritjeje. Këto tarifa përcaktohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, por mënyra sesi ato vendosen nuk ka asnjë transparencë apo argumentim ekonomik të mbështetur në kosto. Rrjedhimisht, këto tarifa shpesh bëhen një barrë e konsiderueshme për qytetarët dhe sipërmarrjet.

Shkak për ndërhyrjen e Autoritetit të Konkurrencës është bërë një ankesë nga Dhoma e Noterëve Tiranë, lidhur me faktin që, prej datës 1 mars të këtij viti, shërbimi i ndryshimit të pronësisë mbi automjetet ofrohet direkt në sportelet e  Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Noterët pretendojnë se kalimi i pronësisë përmes këtij institucioni, pa nënshkruar një kontratë noteriale, bie në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, pasi ka kërkuar informacion nga palët dhe i ka thirrur në seanca dëgjimore, Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka mbështetur në një pretendim të tillë.

DPSHTRR ka argumentuar se ofrimi i këtij shërbimi prej saj është në përputhje me ligjin dhe qëllimi i kësaj nisme ka qenë finalizimi në një sportel i të gjithë procedurës për ndryshimin e pronësisë së mjetit. Sipas këtij institucioni, kjo ka ulur edhe barrën financiare ndaj qytetarëve për marrjen e shërbimit, pasi në kuadër të reformës së de rregullimit, DPSHTRR siguron vetë nëpërmjet sistemit informatik gjithë të dhënat  për dokumentacionin e mjetit, debitë ndaj tij dhe të dhënat nga regjistri i barrave siguruese. Tarifa e këtij shërbimi pranë zyrave të DPSHTRR është 1200 lekë, ndërsa tarifa pranë zyrave noteriale përcaktohet në raport me vlerën e mjetit. Sidoqoftë, DPSHTRR shprehet se zyrave noteriale nuk iu është hequr e drejta e ofrimit të këtij shërbimi dhe qytetarët janë të lirë të zgjedhin. Për periudhën nga 1 mars deri në 19 qershor 2019, në fakt, vetëm 25% e ndryshimeve të pronësisë së mjeteve janë bërë direkt pranë sporteleve të DPSHTRR, ndërsa pjesa më e madhe janë kryer me kontrata noteriale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të mundësojë tarifa konkurruese për ofrimin e këtij shërbimi nga noterët. Madje, ky institucion ka kërkuar që në tërësi tarifat noteriale të orientohen drejt kostos dhe ndryshimet e tyre në të ardhmen të konsultohen me Autoritetin e Konkurrencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?