Tarifat postare, dyfishohet shërbimi i dorëzimit të pensionit në shtëpi

Të moshuarit në qytetin e Vlorës thonë që shpenzimet shtohen, ndërkohë ajo që u mbetet në fund, është e pamjaftueshme. Drejtoresha e postës dega Vlorë shpjegon vendimin e shtrenjtimit të Tarifës.

Në Fier, pensionistët e cilësojnë të padrejtë vendimin, por janë të detyruar ta pranojnë, pasi për shkak të moshës, mundësitë që ta tërheqin vet i kanë pothuajse inegzistente. Drejtori i postës Dega Fier, sqaron se vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjishme e Postës, dhe më 1 nëntor ka hyrë në fuqi. Ndërkohë që për tarifat e reja ka pasur ankesa nga pensionistët në zonat rurale.

Në vendim përfshihen dhe një sërë shërbimesh të ofruara nga posta, tarifat e të cilave janë rritur.

SHKARKO APP