Tarifat roaming, ja sa do të kushtojë një thirrje telefonike

Që prej datës 1 korrik, ka hyrë në funksion marrëveshja e roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor. Qytetarët dhe bizneset e Ballkanit Perëndimor do të flasin më lirë kur të udhëtojnë në vendet reciproke, ku përfshihet Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia.

Zv/ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Dorina Cinari, është shprehur se kjo marrëveshje do të reduktojë dhe thirrjet do të bëhen deri në 8 herë më të lira. ”Një telefonatë përgjatë kohës që udhëtojmë do të kushtojë rreth 8 herë më pak, një megabitë do të kushtojë rreth 15 herë më pak, pra do të shohim ulje të ndjeshme të tarifave roaming”.

Projekti zgjat dy vjet, ku faza e parë fillon më 1 korrik 2019 dhe përfundon më 1 korrik 2021, me “roaming free zone”, ku nuk do të kemi më tarifa roaming. ”Në 1 janar 2020 do të vijojë reduktimi i mëtejshëm, derisa në 1 korrik 2021 do të kemi një “roaming free zonë” ose “roam like at home”, fol si në shtëpi, domethënë regjim pa tarifa roaming në të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor. Nga ky moment e më pas vendet e Ballkanit do të synojnë t’i bashkohen tarifave të BE-së për një Europe Roamig like free zone”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?