Tashmë edhe nënkryetar i PD, veprimi i parë që bën Gazment Bardhi
Rithemelimi në PD i drejtuar nga Sali Berisha në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar vendosi bashkimin me grupin Bardhi edhe në strukturat e partisë, pas bashkimit të tyre në lidhje me veprimet në Kuvend.
Me ndryshimet në statutin e PD-së që ka miratuar Këshilli Kombëtar, PD-së së Berishës që aktualisht ka 2 nënkryetarë, do i shtohet dhe dy të tjerë, që janë Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.
Pas kësaj, Bardhi që ka edhe postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, ka njoftuar që nesër (e mërkurë) në orën 12:00 do të mbahet një mbledhje e grupit në selinë blu.