Task-Forca amerikane për Ballkanin në Shqipëri, Peleshi: Do luftojmë nëse do të jetë nevoja

Task-Forca e Forcave Speciale amerikane për Ballkanin është aktivizuar sot në Shqipëri. Ceremonia u zhvillua në Ministrinë e Mbrojtjes, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se për herë Shqipëria do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se vendi do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale. Po ashtu ai theksoi se këto forca do luftojnë së bashku nëse do të jetë nevoja, duke përmendur si shembull Afganistanin.

“Vlerësojmë dhe mbështesim vendosjen e këtij shtabi në rajonin tonë. Do të krijojë qëndrueshmëri në rajon. Do e shfrytëzojmë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale. Do jemi në gjendje të luftojmë së bashku nëse do të jetë nevoja siç kemi bërë në Afganistan e më gjerë”.

 

SHKARKO APP