Task-Forca e Bashkisë për ujin. Ndërpriten lidhjet e paligjshme në Tiranë, gjoba për shkelësit

Gjatë këtyre ditëve të nxehta, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka vijuar me kontrollin intensiv me ekipet Task Forcë në zonën e Dajtit në njësitë 6,4 dhe 2 mbi abuzimet me ujin e pijshëm.
Gjatë kontrollit u konstatuan subjekte të cilat abuzonin me ujin e rrjetit, për të cilët u morën masa administrative me gjobë për 4 (katër) subjekte në këtë zone, si dhe u bë ndërprerja e linjave abuzive në origjinë në linjat e transmetimit!
Fushata “Mos shpërdoro ujin” e nisur nga UKT ka qëllim të ndërgjegjësojë qytetarët se abuzimi me ujin e pijshëm është një problem, i cili ndikon drejtpërdrejtë në furnizimin normal me ujë të pijshëm të qytetit.
Krahas informimit dhe sensibilizimit të qytetarëve, Ujësjellës Kanalizime Tiranë po kujdeset me grupet e saj të punës çdo ditë për të mirëadministruar ujin dhe për ta ruajtur atë nga abuzimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?