”Task-Forca” e Transportit Rrugor, kontroll në Terminalin e Elbasanit

”Task-Forca” e Transportit Rrugor, sot monitorimin dhe kontrollin e lëvizjes së mjeteve, e shtriu në Terminalin e qytetit të Elbasanit. Fokus kryesor i punës së Task-Forcës mbetet lufta kundër informalitetit dhe paligjshmërisë.

Grupet e ”Task-Forcës” së Transportit Rrugor, kanë kryer kontrolle në linjat urbane qytetëse, taksitë si dhe linjat e shumë diskutuara ndër-qytetëse. Sipas njoftimit të ”Task-Forcës” së Transportit Rrugor, autobusët duhet të respektojnë vend qëndrimet e tyre, duke evituar rrezikun për jetën e qytetarëve dhe taksitë duhet të respektojnë vend qëndrimet e tyre.

Ndalesat vend e pa vend i automjeteve, krijon trafik dhe janë burim aksidentesh, ndaj të respektojmë ligjin, citon në njoftimin e saj ”Task-Forca” e Transportit Rrugor.

SHKARKO APP