”Task-Forca”, mbi 50 mjete transportit pa licencë
”Task-Forca” e Transportit Rrugor po vijon me kontrollet ku në fokus kryesor mbetet lufta kundër informalitetit dhe paligjshmërisë. Sot monitorimi dhe kontrolli i kësaj ”Task-Force” është shtrirë në Terminalin e qytetit të Durrësit.
Grupet e ”Task-Forcës” së Transportit Rrugor, kanë kryer kontrolle në linjat urbane qytetëse, taksitë si dhe linjat e shumë diskutuara ndër-qytetëse. Në vetëm 45 ditë janë mbajtur mbi 50 akte konstatimi për kundravajtjet administrative të mjeteve që ushtrojnë transport udhëtarësh pa licencat përkatëse.
Këto kontrolle bëjnë të mundur që qytetarëve t’u ofrohet një standard komfort në transport si dhe të mos shkelet ligji pasi të gjitha institucionet në vendin tonë tashmë po vijojnë me kontrollet duke luftuar informalitetin.