Task-Forca për koronavirusin: Kontrolle të përforcuara në pikat kufitare

Përfaqësuesja e Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi se 5 rastet e reja të testuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezultuan negative.

Në 24 orët e fundit në total kanë hyrë 17830 udhëtarë dhe në vijimësi po kryhet survjeanca e përforcuar në pikat kufitare ajrore detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon udhëtarët që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

MSHMS rekomandon qytetarët që kane udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

SHKARKO APP