“Task-Forcë” për krimet seksuale, 1 në 10 fëmijë viktima
Një në dhjetë fëmijë janë viktima të dhunës seksuale në Shqipëri. Sipas raportit 10-vjeçar për këto vepra penale, vetëm 44% e autorëve të dyshuar janë dënuar me vendim gjykate. Shoqëria civile kërkon krijimin e një taskëforce speciale për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale.
Një 11 vite janë 917 autorë të dyshuar për këtë krim. Prej tyre në 71% të rasteve prokuroria ka ngritur akuzë, ndërsa gjykata ka dënuar 44% të tyre. Ajo që shoqëria civile kërkon nga shteti është krijimi i një Taskë-Force speciale vetëm për këtë vepër penale.
“Kërkesa jonë për Kuvendin është të ngremë sa më shpejt të jetë e mundur regjistrin për krimet seksuale në Shqipëri. E dyta, ka nevojë që Shqipëria të ketë një task forcë tepër të organizuar për të ndjekur krimin nga momenti që raportohet deri në momentin që gjykata jep vendimin”. Në tryezën e diskutimeve është kërkuar të ndryshohet forcimi i ligjit ndaj këtyre veprave penale dhe krijimi i një regjistri të posaçëm për këtë krim.